Foto: KALLXO.com

Policët rrihen mes vete

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë bërë rekomandim që të suspendohen nga puna tre pjesëtarë të forcave të rendit pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në mes vete.

“Rasti është realizuar sot  në Prishtinë  ku IPK-ja ka pranuar informacion se tre zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë në një incident pas një mosmarrëveshje mes njërit tjetrit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas njoftimit, për rastin po merren të gjitha veprimet hetimore konform ligjit të IPK-së dhe në konsultim me prokurorin kompetent.

“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve  policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës.