Podujevë, babai sulmon djalin e mitur pas një mosmarrëveshje me gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet që ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur dje në Podujevë dhe sipas Policisë i dyshuari pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshorten e tij kishte sulmuar djalin e tij të mitur.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton Policia.