Plani taktik i Policisë - tre të arrestuar, armë, para dhe narkotikë të sekuestruara  

Një plan taktik i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve për trafikim me lëndë narkotike dhe konfiskimin e një sasie të këtyre lëndëve.

V.D., 28-vjeçar është arrestuar te një pikë karburantesh në fshatin Mazgit, ndërsa E.A., 22-vjeçar dhe D.K., 23-vjeçar janë arrestuar në Obiliq.

Policia njofton se gjatë kontrollit të personave dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 672.1 gramë të dyshuara për marihuanë, 0.6 gramë të dyshuara për kokainë, dy peshore digjitale, një armë, 1 mijë e 940 euro, një fletore me shënime dhe katër telefona celularë.

“Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro” – thotë Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.