Pesë kandidatët në garë për drejtor të Policisë së Kosovës

Pesë kandidatë i’a kanë mësyrë postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Ky institucion mbeti pa ‘zot shtëpie’ që nga muaji gusht pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit. Ai dha dorëheqje ‘morale’ pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina e cila tronditi vendin në muajin e kaluar.

KALLXO.com ka mësuar jozyrtarisht se kandidatë janë: Sllagjana Stojanoviq, Gazmend Hoxha, Bahri Shala, Fatos Haziri dhe Granit Fetahu.

Konkursi për drejtor të Policisë së Kosovës është shpallur më 7 shtator 2022.

Fehmi Hoti aktualisht është ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës.

Jep dorëheqje drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti