Makina e djegur që dyshohet se u përdor nga atentatorët në Vlorë. Foto: Jerola Ziaj

Persona të panjohur ia dogjën makinën një burri në Dragash

Një burri në fshatin Restelicë të Dragashit i është djegur komplet vetura si pasojë e zjarrit.

Sipas Policisë së Kosovës, ai ka thënë se dyshon se këtë gjë e kanë shkaktuar disa njerëz të panjohur me të cilët kishte një mosmarrëveshje.

“Ankuesi dyshon se zjarri është shkaktuar nga disa persona të panjohur me të cilët kishte një mosmarrëveshje” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti ka ndodhur këtë të martë.