Përplasje fizike mes banorëve dhe policisë te objekti i nisur për xhami në Shkabaj

Situata në Shkabaj të Prishtinës ku banorët nuk po pranojnë që inspektorët të rrënojnë objektin të nisur për xhami është tensionuar duke kaluar edhe në përplasje fizike.

Policia ka përdorur sprej për të larguar banorët të cilët patën një iniciativë që hyjnë aty në objekt.

Ekipi i KALLXO.com po raporton nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht përpjekjeve të forcave të rendit, disa banorë kanë hyrë brenda.

KALLXO.com raportoi para disa minutash se Policia e Kosovës ka rrethuar objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës, por po hasë në rezistencën e një personi që po kërcënon me vetëlëndim.

Përveç, forcave të rendit dhe inspektorëve komunalë, në vendngjarje ka shkuar edhe Bahri Sejdiu nga Bashësia Islame dhe ekipi i emergjencës.

Ekipi i KALLXO.com po raporton nga vendi i ngjarjes se ekipi i emergjencës po tenton t’i shkojë në ndihmë banorit i cili po qëndron në themelin e këtij objekti të nisur.

Pavarësisht edhe thirrjeve të Policisë që të zbres nga aty, ai po kërcënon në vetëlëndim nëse nis rrënimi i objektit të nisur si xhami.

Shkabaj, 30.05.2024
Shkabaj, 30.05.2024