perparim rama

Përparim Rama thërret seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka thirrur seancën për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë për të mërkurën më 5 janar.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj bëri të ditur se ftesa ka shkuar te të gjithë asamblistët.

“Seanca është thirrur për datën 5 janar, në orën 10:00”, deklaroi shkurt ai.

Afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit është 6 janari.

Përndryshe në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë, në të kundertën asambleja shkon në zgjedhje të reja.

Kryetari Përparim Rama dhe asamblistët dhanë betimin më 7 dhjetor 2021.