Foto: KPK

Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka përmbyllë procesin e intervistimit të 8 kandidatëve për prokuror në nivel të prokurorive themelore.

Ky proces ka filluar në qershor të vitit 2020 dhe ka vazhduar me shpalljen në maj të vitit 2021.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të KPK-së.

“Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve është përbërë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial dhe është kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa pas përmbylljes së këtij procesi, ky Komision do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm” thuhet në njotimin e tyre.

Procesi i intervistimit të kandidatëve është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile.