Përlotet Nasim Haradinaj gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale (VIDEO)

Derisa po vazhdon dëshminë e tij në ditën e dytë para trupit të Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj, ka pasur një moment kur është përlotur.

Ai është përlotur në momentin kur është përmendur emri i Millosheviqit.

Ai  ka thënë se është kundër Millosheviqit dhe kujtdo që i merr për bazë të dhënat e tij.

“Jam kundër çdokujt që bazohet në të dhënat e Millosheviqit. Varri më largon nga dheu nëse unë nuk e kundërshtoj Millosheviqin”, ka thënë Haradinaj derisa nuk i ka mbajtur lotët.

Haradinaj po ashtu është shprehur se  do të mbështeste këtë gjykatë nëse e njëjta do të merrej me të gjitha krimet, pasi që për 100 vjet ai tha se Serbia ka vrarë, ka prerë dhe ka grirë shqiptarë të Kosovës.

Haradinaj po ashtu gjatë dëshmisë ka pranuar se ka vrarë ushtarë serb duke përfshirë edhe ushtarët serb.

“Unë nuk jam kthyer nga Suedi për të dhënë lule, jam kthyer për të luftuar, jam plagosur nga ana e tyre, kërkush nuk po lyp llogari se pse unë jam plagosur, jam vetëmbrojte, kam qenë në vendin tim dhe në uniformë” ka thënë Haradinaj.

Videon mund ta shikoni KËTU.