Për shkak të një defekti lagjet ‘Pejton’ dhe ‘Dardania’ në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka bërë të ditur se për shkak të një defekti, lagjja Pejton dhe Dardania në Prishtinë, kanë mbetur furnizim me ujë.

Përmes në njoftimi, KRU ‘Prishtina’ ka thënë se është duke u punuar në riparimin e defektit/

“Për shkak të një defekti në orët e hershme të mëngjesit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë, pa furnizim me ujë mbesin”Qyteza Pejton” dhe lagjja”Dardania”. Ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marë me riparimin e defektit” – thuhet në njoftim.