Pejë, bllokohen 51 mijë euro nga xhirollogaritë e të pandehurve për fajde

Gjykata e Deçanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës duke lëshuar urdhrin për ndalim afatgjatë të llogarive për të pandehurit H.T dhe A.V.

H.T. dhe A.V. po mbahen në paraburgim për vepër penale të fajdesë.

Lajmin për bllokimin e xhirollogarive e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po dhe në bazë të kërkesës së prokurorisë të pandehurve H.T. dhe A.V. u është vazhduar paraburgimi nën dyshimin se kishin për kryer vepra penale të fajdesë”, shtoi Nikçi.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast edhe me herët.

Paraburgim të dyshuarve për fajde