Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim të dyshuarve për fajde

Gjykata në Deçan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për fajde.

Kështu masa e paraburgimit është caktuar për H. T. dhe A. V.

Paraburgimi është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar gjyqtari i çështjes, Sulltan Dobraj.

Ndërsa për të dyshuarin tjetër A. Q. është caktuar masa-ndalimi i afrimit të personit apo vendit.

H. T. dhe A. V. po dyshohen se kanë kryer vepër penale të fajdesë, ndërsa A. Q. vepër penale-ndihma në kryerjen e veprës penale të fajdesë.

H. T. po hetohet edhe për vepër penale të kanosjes.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës për këtë aksion të prokurorisë së Pejës.

Aksioni ndaj të dyshuarve për fajde, sekuestrohen para, vetura dhe bllokohen xhirollogari bankare