Ilustrim Foto: KALLXO.com

Pejë, arrestohet i dyshuari për dhunë fizike ndaj familjarëve të tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Në Obliq më 04.03.2024 një person ka raportuar se djali i tij ka probleme me bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, dy bashkëshortët janë me aftësi të kufizuar. Palët janë intervistuar përmes telefonit mobil duke shkruar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit me vendim të prokurorit janë liruar.

Një rast tjetër është raportuar në Pejë, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtraur dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse rasti i tretë po ashtu është raportuar në Pejë, ku një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Me vendim të prokurorit, po ashtu i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.