Ilustrim

Pejë, arrestohet burri për dhunë ndaj gruas dhe djalit

Dje në rajonin policor në Pejë është bërë një raportim për dhunë në familje.

Bëhet fjalë për sulm fizik nga i dyshuari ndaj bashkëshortes së tij dhe të birit.

Për shkak të lëndimeve trupore të shkaktuara, viktimat morën ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në mbajtje.