Pejë, aktakuzë për shitje të miellit pa dokumentet e duhura në kohë të pandemisë

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër një personi për shitblerje të miellit në kohë të pandemisë COVID-19.

Pretendohet se të akuzuarit në kamioni i janë gjetur 60 thasë me miell.

Thasët ishin 25-kilogramësh.

Sipas aktakuzës, i dyshuari nuk ka pasur dokument të shitblerjes/prejardhjes së miellit, e as dokument për destinimin e tij.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur më 23 mars.

Dogana ka konstatuar se vlera e miellit është 720 euro.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.