Peja- foto:kallxo.com

Peja del nga karantina (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë e ka shfuqizuar vendimin perms të cilit territorin e komunës së Pejës e kishte shpallur zonë karantinë.

“Shfuqizohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin Komuna e Pejës është shpallur zone karantinë”, thuhet në vendimin e ri të Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë kishte shpallur komunën e Pejës zonë karantinë pasi që banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personat e infektuar me COVID-19.

Ndërsa me të njëjtin vendim, rrugët “Cenë Abdyli 47“, “28 Nëntori nr.4“, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomericë, Lutogllavë, Katund i Ri (Billagaj) në komunën e Pejës janë shpallur  vatra të përhapjes së infeksionit.

Deri me tani në Pejë janë infektuar 73 persona me COVID-19.