Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK tregon nëse do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti dhe Osmani

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë ai.

Kryetari i LVV-së  Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë ftuar Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që të diskutojnë më 15 mars për zhvillimet në vend dhe për krijimin e institucioneve.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ftojnë partitë në takim