Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ftojnë partitë në takim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë ftuar Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që të diskutojnë më 15 mars për zhvillimet në vend dhe për krijimin e institucioneve.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka publikuar ftesat drejtuar krerëve të subjekteve politike, si dhe ka thënë se një ftesë e tillë u është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet.

“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”, ka shkruar Manxhuka në rrjetin social “Facebook”.

Në bazë të letrave, të dy palët kanë caktuar datën e takimit më 15 mars.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e ndjekur nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Rezultatet ende nuk janë certifikuar nga KQZ-ja.

Më poshtë gjeni letrat që Kurti dhe Osmani u kanë dërguar të subjektet politike.