Pamje nga Takimi i PDK-së. Foto: Facebook/Memli Krasniqi

PDK synon Pejën me Astrit Ademajn

Astrit Ademaj do të jetë kandidati i Partisë Demiktratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës për zgjedhjet komunale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Lajmi është bëtë i ditur nga kreu i PDK-së Memli Krasniqi, përmes rrjetit social Facebook.

“Sonte në Pejë, në qytetin e kampionëve olimpikë që i kanë bërë krenarë jo veç Kosovën, por të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, prezantuam kandidatin e PDK-së për kryetar komune, Astrit Ademaj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit në Facebook:

Sonte në Pejë, në qytetin e kampionëve olimpikë që i kanë bërë krenarë jo veç Kosovën, por të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, prezantuam kandidatin e PDK-së për kryetar komune, Astrit Ademaj.

Ne kemi vendosur që në zgjedhjet e tetorit, Pejës t’i japim një vëmendje të veçantë, që e meriton, dhe me mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune të nisim realizimin e projekteve për ta transformuar Pejën në një qytet të zhvillimit ekonomik, turistik, kulturor e sportiv.

Bashkë me Astritin, PDK është e gatshme për ta bërë këtë në Pejë.