PDK shpenzoi mbi 870 mijë euro më 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2021.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se ka marrë 31 mijë e 349 euro nga 17 donatorë.

PDK-ja është partia e dytë më e votuar në Kosovë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit të vitit 2021. Kjo parti që udhëhiqet nga Memli Krasniqi, numëron 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e 38 donatorëve që kanë dhuruar donacion për këtë parti janë vetëm deputetët Hajdar Beqa, Elmi Reqica. Nga emrat të tjerë janë edhe ish-deputetja Valdete Idrizi dhe ish-zëvendësministri Isni Kilaj.

Secili ka kontribuuar me nga 1 mijë euro.

PDK ka deklaruar se pranoi 647,081.42 euro nga buxheti i shtetit.

Gjithsej të hyrat e kësaj partie thonë se i kanë 823,068.22 euro.

Lista e parë e donacioneve të deklaruara nga PDK, Burimi:KQZ

PDK-ja ka deklaruar se për vitin 2021 ka shpenzuar 872,605.65 euro në të cilat janë përfshirë pagat dhe kompensimet, shpenzimet e transportit, reklama reprezentacion dhe konferenca, shpenzime të fushatës, blerje të mallrave si dhe shpenzime të tjera.

Lista e dytë e donacioneve të deklaruara nga PDK, Burimi:KQZ

Sipas raportit, shpenzimet e fushatës i kanë deklaruar 362,920.24 euro.

65 mijë euro janë shuma që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar se ka marrë në vitin 2021 nga donatorët.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e ka deklaruar asnjë financues.

Ndërkaq, 2,250 është shuma që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se ka pranuar nga donatorët.

Raportin e plotë të PDK-së mund ta lexoni në këtë LINK

Shpenzimet e deklaruara nga PDK, Burimi:KQZ