Foto: Facebook

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2023: Kosova në vendin 101

The Henley Passport Index ka publikuar të dhënat për pasaportat më të fuqishme për vitin 2023, ku Japonia prin e para me 193 vende mundësi vizite pa regjim të vizave pasuar nga Singapori dhe Koreja e Jugut.

Kosova në këtë statistikë qëndron në vendin 101, në një grup me vendet si Bangladeshi dhe Libia me 41 lokacione për mundësi udhëtimi pa viza.

Derisa, në vend të fundit (109) është Afganistani me 27 vende mundësi udhëtimi pa viza.

Nga vendet e rajonit Serbia renditet në vendin 38 me 136 vende mundësi udhëtimi pa regjim të vizave, Maqedonia e Veriut në vendin 44, Mali i Zi në vendin 45 dhe Shqipëria në vendin 51.

Më poshtë gjeni vendet në të cilat qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa regjim të vizave: