Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Mbi vendin tonë, sot parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët me temperatura që do të lëvizin në mes -3 e 6 gradë Celsius.

Poashtu edhe nesër pritet të kemi mot pjesërisht të vranët.

Në orët e pasdites, vranësirat mund të jenë më të theksuara dhe mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 0 e 8 gradë Celsius.

Mot pjesërisht i vranët pritet të mbajë edhe gjatë fundjavës.

Në pjesën e parë të ditës vranësirat mund të jenë ca më të theksuara, kurse në lugina mund të ketë mjegull.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 1 e 2 gradë Celsius, kurse ato maksimale ne mes 9 e 10 gradë Celsius.