Ilustrim: NASER FEJZA
Parashikimi i moti për sot
11.3.2026 - 08:59
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën, më 11.03.2026, në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndim me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekond.
IHK ka njoftuar se deri të premten, më 13.03.2026, parashihet të vazhdojë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu.