Paraqesin në kufi teste të falsifikuara për COVID-19

Policia e Kosovës ka nisur ti verifikoj testet e COVID 19 në pikat kufitare. Kështu të paktën është njoftuar në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas të njëjtit policët janë udhëzuar të kontrollojnë nëse testet janë të falsifikuara.

Raporti saktëson se të paktën tre persona janë arrestuar pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë  paraqitur në pikën kufitare në Bërnjak teste të falsifikuara për COVID-19.

Rastet kanë ndodhur dje, dy të parat rreth orës 10:20 dhe një tjetër në ora 17:35.

Të dyshuarit në hyrje të pikës kufitare kanë prezantuar dokumentin për testin PCR.

Gjatë verifikimit të dokumenteve ka rezultuar se që tre kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Të njëjtit janë intervistuar dhe kanë pranuar se kanë falsifikuar testet.

Më urdhër të prokurorit që të tre janë liruar në procedurë të rregullt dhe janë iniciuar lëndët e rastit.