Plantacioni i droges ne Peje

Paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e plantacionit të drogës me vlerë milionëshe në rajonin e Pejës

Gjykata e Pejës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Klodian Qokli dhe Shkëlqim Xhija, të dyshuar në rastin e plantacionit të drogës me vlerë milionëshe që ishte shkatërruar në shtator të vitit 2024 në rajonin e Pejës.

Të njëjtit janë të dyshuar për veprat penale ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘blerje, posedim, shpëndarje e paautorizuar e substancave narkotike’.

Dy të pandehurit, shtetas të Shqipërisë, të lindur në Elbasan, u arrestuan më 5 dhe 6 prill. Klodian Qokli u arrestua më 05.04.20205 derisa, Shkëlqim Xhija me 06.04.2025.

Derisa, më 03.04.2025, Policia e Kosovës shpalli në kërkim dhe u publikoi fotografitë dy shtetasve të Shqipërisë, Klodian Qoklit dhe Shkëlqim Xhija.

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kishin bërë të ditur më 27.09.2024, se mbi një ton drogë ishte sekuestruar në vlerë prej rreth 5 milionë euro dhe një shtetas i Shqipërisë i arrestuar pas aksionit të ndërmarrë në rajonin e Pejës.

Prokurori Ersan Qavolli nga Prokuroria e Pejës në një konferencë për media kishte bërë të ditur se si rezultat i planit të kontrollit “Vera 2024”, të zhvilluar më 27.09.2024, kishin arritur të shkatërronin dy plantacione të mëdha, 2,850 bimë narkotike të llojit marihuanë, dhe kishin sekuestruar rreth 500 kilogramë drogë që ishte duke u tharë.

Aksioni i shtatorit të vitit 2024 për sekuestrimin e drogës u ndërmor pasi një hetimi më shumë se dy-mujor.

Një javë pas sekuestrimit të një ton droge në Pejë, Policia shpall në kërkim tre të dyshuar

 

Aksioni antidrogë në Pejë, rreth 5 milionë euro drogë e sekuestruar, një shtetas i Shqipërisë i arrestuar – VIDEO