Foto: KALLXO.com

Aksioni antidrogë në Pejë, rreth 5 milionë euro drogë e sekuestruar, një shtetas i Shqipërisë i arrestuar - VIDEO

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur të premten, më 27.09.20254, se mbi një ton drogë është sekuestruar në vlerë prej rreth 5 milionë euro dhe një shtetas i Shqipërisë i arrestuar, pas aksionit të ndërmarrë mëngjesin e së premtes në rajonin e Pejës.

Prokurori Ersan Qavolli nga Prokuroria e Pejës, tha gjatë konferencës se si rezultat i planit të kontrollit, “Vera 2024” të zhvilluar sot (27.09.2024) është arritur të shkatërrohen dy plantacione të mëdha dhe janë shkatërruar 2,850 bimë narkotike të llojit marihuanë, dhe sekuestruar rreth 500 kilogramë drogë që ishte duke u tharë.

“Nëse këto i kthejmë në kilogramë, atëherë janë më shumë se një ton, ndërsa nëse i kthejmë në vlerë monetare – vlera e tyre është rreth 5 milionë euro”- thana Qavolli.

Ndërsa, Astrit Jasiqi, shef i njësitit për luftimin me narkotik në Pejë, tha se ende janë duke u zhvilluar hetime në vendin e ngjarjes, pasi, siç tha ai, vlera e drogës së sekuestruar mund të jetë më e madhe.

“Ne jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona mund, të dalin për sasi dhe vlera më të mëdha, për shkak se njëri nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin që ne konsiderojmë se një bimë e kanabisit mund të japë produkt final të marihuanës rreth gjysmë kilogrami”- tha ai.

Jasiqi tha se aksioni i sotëm për sekuestrimin e drogës u ndërmor pasi një hetimi më shumë se dy mujor.

Mbi një ton drogë është sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë më 27.09.2024.

Sekuestrohet mbi një ton drogë në Pejë