Pamje të reja të përplasjes së Presidentit Meta me Policinë

Policia Bashkiake e Tiranës ka ndërmarr gjatë ditës së sotme një aksion në selinë e partisë Fryma Rinore Demokratike (FRD) për të dëbuar përfaqësuesit e kësaj force politike nga zyrat. Në mbështetje të FRD-së ka dalë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i cili, është përball personalisht me forcat e Policisë Bashkiake.

“Dilni përjashta mos krijoni probleme kaq po ju them. Do t’ju qoj në burg”, thoshte Meta brenda ambientit të FRD-së.

Meta në një fjalim për media tha se punonjësit e Bashkisë së Tiranës, janë në kundërshtim me ligjin dhe po pengojnë zhvillimin normal të punës së kësaj partie politike.

Meta iu është drejtuar policisë që t`i zbatojnë ligjet.

“Po ju lajmëroj edhe një herë gjithë policët bashkiak e polic të shtetit zbatoni ligjet të mos përfundoni si policët e Mubarakut nënë këpucët e popullit shqiptar”, tha Meta.

Meta tha se ky aksion është zhvilluar pas partitë opozitare kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjedhje.

“Ti sjellësh një partie zyrtare opozitare menjëherë pasi të nënshkruaj një marrëveshje me Partinë Demokratike dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi dhe që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, e psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurroj në kushte të barabarta në zgjedhje duke keqpërdorur Bashki bandë”, tha Meta.

“Është irrituese dhe është paralajmërim për gjithë qytetarët shqiptar për përpjekjet mafioze për të dhënë dorë mbi votën e barabartë, mbi procesin zgjedhor me garanci dhe integritet dhe i bëjë thirrje gjithë opozitës të zgjohet dhe mos të lejoj asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vonë për të e jo për popullin shqiptar nëse vazhdon të toleroj sjelljet e partisë bandë”, tha Meta.

Presidenti Meta kërkoi nga kryeministri Edi Rama që mos të bëjë presion mbi partitë opozitare.

“Mos iu bindni urdhërave të të çmendurit sepse ai do nxjerri kartelën e të sëmurit psikik”, tha Meta. /Ora NEWS