Foto: Ilir Meta/Facebook

Meta takon Alvin Berishën, djalin e tërhequr nga vatra e luftës në Siri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar sot Alvin Berishën, fëmija i cili muaj më parë ishte tërhequr nga vatra e konfliktit në Siri.

Alvini, që në këtë takim shoqërohej nga babai i tij që jeton në Itali, u tërhoq nga kampi i Al Hol në Siri.

Meta shprehet i lumtur që priti në Presidencë Alvinin dhe babain e tij Afrim Berishën.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin,” është shprehur Meta me anë të një fotografie në Facebook.

Alvin Berisha pas kthimit në Itali iu nënshtrua një operimi në këmbë pasi kishte mbetur i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku nëna e tij kishte humbur jetën.

Alvin Berisha dhe babai i tij u kthyen në Shqipëri në fund të muajit qershor të këtij viti.