Ilir Meta takohet me Thaçin dhe Pacollin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta priti sot Presidentin Thaçi dhe Behxhet Pacollin.
Ai përmes një postimi në rrjetin Facebook shprehu kënaqesinë për këtë takim.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese,” është shprehur Meta.

Ky takim vjen pak ditë para se Presidenti Thaçi të niset për në Hagë të hënën, si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.
Kujtojmë se dy javë më parë ndaj Thaçit dhe liderit të PDK-së Kadri Veseli është ngritur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara.

 

Thaçi të hënën shkon në Hagë për intervistim