Pamje si në filma, ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani

Minisrja e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, Olta Xhacka, ka pubikuar video të befasisë së një ushtari i cili është kthyer nga misioni që kishte në Afganistani.

Në video shihet se si ushtari Shkëlqim Hoxha i ka bërë befasi kthimin e tij në Shqipëri nënës së tij, e cila ndodhet në vendin e saj të punës.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj?Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan.Ushtari i III, Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij”, ka shkruar Xhacka.

Kthimi i ushtarit nga Afganistani

E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj?Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan.Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij.#KrenariPërFA??

Publiée par Olta Xhacka sur Mardi 5 novembre 2019