Foto: Ilustrim

Pamje nga arrestimi i një personi para pak minutash në Prishtinë

Një person është arrestuar para disa minutash në një pikë kontrolli të policisë në afërsi të Qendrës së Studentëve.

Njësitë patrulluese të policisë ishin të vendosur në afërsi të Qendrës së Studentëve kur kanë bërë edhe ndalimin e një veture me ngjyrë të bardhë.

KALLXO.com ka siguruar pamje të prangosjes së qytetarit i cili ishte pasagjer në një veturë.

I njëjti sipas pamjeve qe ka siguruar Kallxo.com shihet deri sa kontrollohet nga zyrtarët policor ndërsa më pas prangoset dhe shoqërohet në veturën e policisë.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com po pret përgjigje edhe nga ana e Policisë së Kosovës në lidhje me prangosjen e qytetarit.