Aksidenti në magjistralen Gjakovë-Prizren tek autosallon Xeni

Pamje - Momenti kur autobusi godet veturat brenda autosallonit në magjistralen Gjakovë-Prizren

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Një autobus që ka qenë duke kaluar në këtë rrugë ka goditur gjashtë vetura të një autosalloni.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, nga e cila është thënë se ngasësi i autobusit, në rrethana deri më tani të panjohura, ka humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën “Gaspër Karaqi” dhe se përveç dëmeve materiale është raportuar për tre persona të lënduar.

Elezaj tha se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin.

Një prononcim për KALLXO.com e ka dhënë edhe pronari i autosallonit “Xeni”, Shkelzen Bushati.

“Është e papërshkrueshme, është e tmerrshme qysh ka ndodhur aksidenti, dëmi është rreth 200 mijë euro”- tha ai.

Ai në një postim në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky është aksidenti i pestë me radhë që i shkakton dëme në biznesin e tij.

“Si pronar i autosallonit Xeni, do iniciojmë të gjitha procedurat për kompensimin e dëmeve ngase asnjëherë deri me tani përkundër dëmeve të shkaktuara, nuk jemi kompensuar”- tha ai.

Edhe kompania të cilës i takon autobusi bëri një njoftim, duke thënë se dëmet e shkaktuara janë vetëm ato materiale dhe se autobusi ka qenë pa udhëtarë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se shoferët e autobusit kanë pësuar lëndime të lehta nga ky aksident.

Aksidenti në magjistralen Gjakovë-Prizren tek autosallon Xeni. Foto: Shkelzen Bushati/Facebook
Aksidenti në magjistralen Gjakovë-Prizren tek autosallon Xenil. Foto: Shkelzen Bushati/Facebook