Ilustrim

Pako me armë dërgohet nga Serbia në Kosovë

Një pako me armë po dyshohet se është dërguar nga Serbia në Kosovë.

Policia ka njoftuar se dje në Mitrovicë kanë pranuar një informacion se një pako e dyshuar me një armë është dërguar me postë nga një shtetas i Serbisë për një shtetas kosovar.

Policia nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me pakon e dyshuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti sipas policisë, po hetohet, ndërsa, rasti është iniciuar si, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim i paautorizuar i armëve.