Pacolli: Me Jetlirin qe 12 vite punuam bashkë në fuqizimin ndërkombetar të Kosovës

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka prezantuar kandidatin për deputet nga radhët e subjektit të tij, Jetlir Zymberaj.

Pacolli ka thënë se me Zymberajn janë bashkëpunëtor tash e 12 vite dhe se së bashku kanë pëunuar në fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Jemi më tepër se 12 vjet së bashku pothuajse se do udhëtim e kemi bërë bashkë. Me Jetlirin i kam bërë të gjitha takimet nëpër botë. Ardhja e Jetlirit në Kuvendin e Kosovës do të jetë një risi dhe surpizë e mirë”, tha ai.

Tutje, Pacolli shtoi se Zymberaj është njohës i mirë i rrethanave politike ndërkombëtare.

“Me njohuri që kalojnë edhe Kosovën një njohës i mirë i rrethanave politike ndërkombëtare dhe unë sigurisht duke dëgjuar se edhe qytetarët  kanë kuptuar se paraqitja e tij dhe fushata e tij është dinjitoze mua më gëzon dhe dëshiroj që Jetliri të jetë një prej depuettve të AKR-së”, tha Pacolli.