OVL UÇK: Dosjet e Gjykatës Speciale janë origjinale

Dy palë dokumentacione u dorëzuan në zyrat e organizatave të veteranëve të luftës qe dy herë nga persona të cilët nuk kanë mundur të identifikohet nga pamjet e publikuara nga zyrtarët e OVL-UÇK-së.

Këto dokumente u morën nga disa persona, për të cilët nga OVL e UÇK-së thanë se janë zyrtar nga Gjykata Speciale. Kështu pohoi kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati para gazetarëve.

“Ne ishim këtu së bashku me avokatin tonë, Tomë Gashi dhe me këshillën e tij i kemi dorëzuar dosjet për njerëzit e Gjykatës Speciale. Ne i kemi kërkuar nga ta se nga po dalin këto dosje, po ata nuk kanë qenë në gjendje të na thonë se nga kah vijnë, ata i morën dokumentet e veta”, tha ai.

“Ne i kemi thirrë Policinë e Kosovës, por meqë e patëm këshillën e avokatit, ne vendosëm që t’i dorëzojmë. Qëllimi ynë ishte që t’i verifikojmë që janë të Gjykatës Speciale”, deklaroi Gucati.

Para mediave foli edhe avokati, Tomë Gashi. Ai tha se mediat nuk duhet t’i publikojnë emrat e personave që përmenden nëpër dokumente ndërsa tha se “Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve”.

“Kjo gjykatë është kundër shqiptareve në përgjithësi, kurrkund në botë nuk mund të ndiqet vetëm njëra palë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm që mos t’i publikoni emrat që përmenden nëpër dokumentet”, deklaroi ai.

Edhe avokati Gashi, sikur Gucati, tha se dokumentet e marra nga zyrtarët e Gjykatës Speciale, janë origjinale.

“Prokuroria Serbe ka bashkëpunuar ngusht me Gjykatën Speciale, në të ardhmen do ta shohim se çfarë kredibilieti do të ketë. Unë e kam këshilluar kryetarin që t’i dorëzojë këto dokumente pranë Gjykatës Speciale. Ky dokumentacion e vërteton që ato janë origjinale. Ata e kanë konfirmuar edhe me shkrim që janë dokumentet e Gjykatës Speciale, këto dokumente tregojnë se çfarë gjykate kemi formuar ne, deputetet tanë”, tha ai.

LIVE- Deklarata pas takimit të OVL-UÇK me zyrtarët e Dhomave të Specializuara

LIVE- Deklarata pas takimit të OVL-UÇK me zyrtarët e Dhomave të Specializuara

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 17 septembre 2020