Osmani takon William Walker: Qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin William Walker.

Përmes një njoftimi për media të Presidences, bëhet e ditur se Osmani ka shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Walker për vendosmërinë e tij për të treguar të vëretëb ndërkombëtarisht, kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta.

“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë” – citohet të ketë thënë presidentja Vjosa Osmani.