Osmani pas takimit me Lajçakun: Nuk ka negociim për territorin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka shprehur gatishmërinë që si Kuvend të luajnë një rol sa më të fuqishëm mbikqyrës mbi qeverinë.

Osmani para mediave shtoi se Qeveria është e vetmja që duhet të përfaqësojë në procesin e dialogut në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Presim që ky të jetë dialog mes dy palësh të barabarta dhe se ka kuptim vetëm nëqoftëse përfundon me njohje të ndërsjellë”, tha ajo.

Kryeparlamentarja theksoi se Kuvendi ka miratuar një sërë rezolutash të cilat presin të respektohen nga ana e Qeverisë.

Sipas saj, këto rezoluta përcaktojnë qartë që nuk ka negoccim për territorin e Kosovës, “nuk ka negociim për sovranitetin e vendit dhe nuk ka negociim të rendit tonë të brendshëm kushtetues”.

“Këto edhe duhet të jenë tri parimet udhëheqëse mbi të cilat ndërtohet procesi i dialogut, përdryshe do të prodhonte një rezultat i cili do të ishte i pa impelmentueshëm në terren”, tha ajo.

Thaçi pas takimit me Lajçakun: Procesi i dialogut të fillojë me liberalizim të vizave e të përfundojë me njohje reciproke