Ilustrim: Kallxo.com

Ora Policore: Kontrollohet çdo makinë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Në zbatimin e masave të vendosura të Qeverisë së Kosovës për pandeminë e coronavirusit janë vënë në aksion patrulla të shumta Policisë së Kosovës.

Ata janë duke përcjellë nëse qytetarët po e zbatojnë vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

KALLXO.com edhe gjatë ditës së sotme ka vizituar disa lagje të Prishtinës dhe të Fushë Kosovës, ku janë parë njësi të Policisë së Kosovës.

Forca policore janë parë në Fushë Kosovë si dhe në lokacione si te qafa në lagjen Pejton si dhe në lagjen Lakërishte në kryeqytet.

Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur kufizimin e veturave dhe njerëzve. Ata që qarkullojnë pa leje speciale apo pa nevoja urgjente do të gjobiten prej Policisë së Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit rrugët janë të bllokuar për qytetarët dhe automjetet. Ky vendim i Qeverisë është marrë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse virusit COVID-19.