Isa Mustafa - Albin Kurti

Ora dhe vendi i takimit LVV - LDK me ambasadorët e Quint-it

Takimi i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) dhe LDK-së si dhe ambasadorëve të vendeve të Quint-it pritet të zhvillohet sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 17:00.

Kështu kanë bërë të ditur për KALLXO.com burime brenda partive.

Takimi i djeshëm i drejtuesve të dy partive politike, të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ishte në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Eksponentë të dy partive kanë deklaruar se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Ndërkohë, për Albin Kurtin, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, ora ka filluar të ecë së prapthi.

 

Sot takimi i radhës LV – LDK, bashkë me ambasadorët e Quint-it dhe BE-në

.