Operacioni 'Goditja', 9 persona të arrestuar në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona në rajonin e Ferizajt gjatë realizmit të operacionit “Goditja” nga 8 gushti deri me 11 gusht.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se janë realizuar 147 patrullime në zona urbane, 226 pika kontrolli të automjeteve, 26 pika kontrolli me alkool test, 67 pika kontrolli me radar, janë kontrolluar 1 mijë e 645 vetura, janë legjitimuar 1 mijë e 895 persona, janë kontrolluar 21 lokale.

Gjithashtu thuhet se janë konfiskuar 5 armë të zjarrit dhe sasi e municionit

“Policia Rajonale e Ferizajt nga data 08.08.2023 ka shtuar masat e sigurisë në rajonin e Ferizajt, ku janë angazhuar të gjitha stacionet e rendit : Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit dhe njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. Aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të shtojë kontrollet policore ndaj personave, automjeteve dhe lokaleve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjeteve tjera të rrezikshme për jetën”- thuhet në komunikatën e Policisë.