MIllorad Dodik

Ofendimet e njollosin Konferencën e OKB-së në përvjetorin e marrëveshjes së paqes në Bosnjë

Një takim për Bosnjën i mbajtur në Kombet e Bashkuara, OKB, për të shënuar çerekshekullin e arritjes së marrëveshjes së Dejtonit është përshkallëzuar në një zënkë ndërmjet lideri serb të Bosnjës Milorad Dodik dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Valentin Inzko. 

 

Një tryezë e rrumbullakët e KB për të ardhmen e Bosnje dhe Herzegovinës, duke shënuar 25 vjetorin që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, dhe organizuar nga ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, u përshkallëzua në fyerje dhe akuza të ndërsjella.

Akuzat e rregullta të shkëmbyera midis Valentin Inzko, nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, OHR – organi ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjen e paqes në Bosnjë – dhe Milorad Dodikut, kryesuesit serb të Presidencës Boshnjake, të cilët kanë qenë të pranishëm në skenën politike të Bosnjës për vite me radhë, u bënë pjesë e skenës ndërkombëtare.

Inzko i akuzoi serbët e Bosnjës për abuzimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe për mohimin e krimeve të luftës, veçanërisht masakrën serbe të Bosnjës në vitin 1995 në qytetin e Srebrenica e cila është e klasifikuar si akt gjenocidial.

“Ekziston gjithashtu vendosja e një monumenti për kriminelin e dënuar të luftës [ish udhëheqësin serb boshnjak] Radovan Karaxhiçin, mohimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe retorika të tjera të ngjashme që kërcënojnë unitetin. Pas 25 vjetësh, ne kemi qenë dëshmitarë të zhdukjes së instrumenteve të Dejtonit,” tha Inzko.

Reagimi i Dodik ishte i atillë duke e quajtur Inzkon një përbindësh dhe një të huaj që u shërben vetëm interesave të boshnjakëve në Sarajevë, flet vetëm në emër të tyre dhe dëshiron të shkatërrojë Bosnjën.

“Ndalojeni përbindëshin i cili po përpiqet të na imponojë vendime që nuk ishin vendosur sipas Marrëveshjes së Dejtonit; ai është një i huaj që dëshiron ta shkatërrojë Bosnjën, ai po hakmerret ndaj serbëve dhe kroatëve, “tha Dodik.

“Zyrtarisht, ne nuk do t’i bëjmë të ditura apo respektojmë asnjë nga vendimet e tij në Republika Srpska, RS. Nëse Inzko vazhdon t’i implementojë vendimet, unë do të konsideroj këtë si fillimin e integrimit të RS me Serbinë,” deklaroi Dodik, duke iu referuar Republika Srpska, entitet kryesisht me serb të Bosnjës e themeluar në bazë të marrëveshjes së Dejtonit.

Dragan Çoviq, lideri i partisë më të madhe kroate në Bosnjë, Bashkimi Demokratik Kroat, iu bashkua kritikave të Dodik për  Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, OHR, megjithëse në gjuhë pak më të ashpër.

Çoviq deklaroi se Këshilli i Sigurimit i KB ishte i keqinformuar në lidhje me situatën në Bosnjë, kryesisht përmes raporteve të Përfaqësuesit të Lartë, të cilat ishin të mangëta dhe sipërfaqësore.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë, Francës dhe Belgjikës e dënuan gjuhën e Dodik, duke i dhënë përkrahje Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë si dhe vetë Inzko.

“Mendova se ky takim do të hapte një mundësi për dialog mbi situatën në BiH dhe dëgjova një monolog shumë të gjatë plot sulme personale ndaj Përfaqësuesit të Lartë. Unë nuk mendoj se kjo është mënyra se si Këshilli i Sigurimit duhet të flasë,” tha Gunter Sautter, ambasadori gjerman në KB i pranishëm në këtë takim.

“E dënoj sulmin verbal të Dodik dhe ambasadori rus me të vërtetë duhej t’u kishte bërë thirrje anëtarëve të Presidencës Boshnjake, në vend të liderëve politikë [që të flasin], dhe si pasojë, kemi këtë fjalim të Dodik të cilin e kemi dëshmuar të gjithë. Unë gjithashtu nuk e përkrah glorifikimin e kriminelëve të luftës,” deklaroi Sonia Farrey, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar, MB, në OKB.

Bakir Izetbegoviq, lideri i partisë më të madhe boshnjake, Partia e Veprimit Demokratik, refuzoi të merrte pjesë në këtë tryezë të rrumbullakët sepse ishin ftuar të flasin udhëheqësit e partive politike e jo tre anëtarët e presidencës Boshnjake si të tillë.

“Unë isha i lumtur kur pashë një mbështetje kaq të qartë nga bashkësia ndërkombëtare për idenë qytetare të Bosnjë dhe Hercegovinës, por gjithashtu isha i turpëruar nga imazhi i Bosnjës që Dodik dhe Coviq na e ofruan sonte,” deklaroi për media, Zeljko Komsiq, anëtar kroat i presidencës.  Ai tha se Dodik dhe Coviq e kishin turpëruar veten përpara bashkësisë ndërkombëtare.