Foto: Ilustrim

Obiliq, u përfshinë në rrahje, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar 6 persona të dyshuar të cilët për shkaqe të panjohura ishin përfshirë në një rrahje.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Washington” në Obiliq të premten rreth orës 23:30.

Tutje Policia sqaron se si pasojë e rastit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.

Gjithashtu, sipas Policisë, nga të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.