Obiliq, e mitura raporton se u dhunua nga një burrë

Policia e Kosovës ka regjistruar një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Obiliq.

Rasti është raportuar se ka ndodhur më 6 korrik.

Sipas raportit ditor të Policisë, një e mitur ka raportuar se është dhunuar nga një person.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me personin e dyshuar por raportohet që është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Ajo çka përmendet në raportin ditor është se e mitura ka shkuar në Polici ta raportojë rastin nën shoqërinë e nënës së saj.

Gjithashtu, sipas Policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë edhe ekzaminimi i viktimës ndërsa rasti është duke u hetuar edhe më tutje.