Numër rekord i të vdekurve nga COVID-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 22 raste të vdekjes nga COVID-19

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).

Sipas Institutit, numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784.