Nuk përfilli urdhërat e policisë, i dyshuari goditi veturën zyrtare

Një burrë dyshohet se ka goditur me automjetin e tij një veturë zyrtare të policisë, përderisa nuk ka përfillur urdhërat e tyre.

Rasti ka ndodhur dje në Shtërpcë.

Në raport thuhet se policia ka tentuar ta ndalojë automjetin që dyshohej se po transportonte dru.

Drejtuesi i automjetit nuk ka përfillur urdhrat, ka vazhduar lëvizjen dhe ka goditur veturën zyrtare.

Rasti i cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar është në procedurë hetimore.