Novobërdë, në afërsi të banimit gjendet një granatë dore

Një i mitur nga fshati Bolevc i Novobërdës ka lajmëruar Policinë e Kosovës se më 28.06.2024 ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer në pyll, rreth 100 metra afër shtëpisë.

Me të marrë lajmin njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes.

“Njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori.