Isa Mustafa në Kuvend. Foto: Atdhe Mulla.

Një vit nga rënia e 'Qeverisë Mustafa'

Sot bëhet një vit që kur Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Kadri Veseli prishi koalicionin me LDK-në e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Më 10 maj 2017 në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga PDK, përmes një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës asokohe të udhëhequr nga LDK-ja me kryeministër Isa Mustafën u prish koalicioni në mes të LDK-së dhe PDK-së, duke u rrëzuar qeveria dhe shpërbërë  Kuvendi i Kosovës.

Kjo kishte dërguar vendin në zgjedhje parlamentare që u mbajtën më 1 qershor, zgjedhje këto nga të cilat fitues doli koalicioni i PDK-së me Nismën, partitë e minoriteve dhe AAK-në- e cila mori edhe postin e kryeministrit./rtk/