Një në arrati e një tjetër i dërguar në mbajtje - Katër raste të dhunës në familje gjatë së dielës

Katër raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve tw fundit.

Në Prishtinë, viktima grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje u sulmua fizikisht nga e dyshuara.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Viktima grua në Lipjan ka raportuar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Prokurori ka vendos që rasti të shkoj në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, një grua pranoi tretman mjekësor pas sulmit fizik nga i dyshuari. I dyshuari në këtë rast është në arrati kurse rasti ende po hetohet.

I dyshuari në Zveçan ka kryer dhunë në familje dhe ka demoluar dhe thyer orenditë e shtëpisë. I dyshuari pas tretmanit mjekësor u dërgua në mbajtje.