COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe tetë raste pozitive me COVID-19

Një qytetar i infektuar me Coronavirus ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë infektuar me COVID-19 8 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë poashtu njofton se nëntë qytetarë janë shëruar kështu duke arritur numri i të shëruarve në 157 mijë e 787.

Aktualisht në Kosovë janë 320 raste aktive me SARS-CoV-2.

Më 13 mars të vitit të kaluar në Kosovë janë paraqitur dy rastet e para me SARS-CoV-2 dhe për më shumë se një vit në Kosovë janë prekur 161 mijë e 83 raste pozitive me COVID-19, përderisa 2 mijë e 983 kanë vdekur.