COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur dhe 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit në Kosovë,  nga 3 mijë e 667 testime të kryera, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur.

Sipas MSH-së, sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 667.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 689.

Ndërkaq, të dhënat tregojnë se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445 mijë e 650 doza të vaksinës. Deri më sot 155 mijë 907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.